Shoqeria “Berxhan” eshte themeluar me 24/03/1994 nga Z. Robert Kolila, ortak i vetem i Shoqerise, ne mbeshtetje te ligjit 9901 “Per Shoqerite Tregtare” me pergjegjesi te kufizuar, me seli ne, Rruga: Siri Kodra (Blloku i Magazinave) nr. 1.

Objekti

Shoqeria ushtron aktivitetin e saj ne fushen e tregtise me shumice dhe pakice, import dhe export te xhamit, tregtimit dhe punimit te tij, tregtimit te dyerve te importuara nga shteti fqinje Itali, prodhim dhe tregtim te dyerve dhe vetratave te aluminit duke importuar lenden e pare (alumin) nga Italia, rrjeta mizash, persiane, grila te thjeshta dhe te telekomanduara (me motorr), parket te cilesise se larte por edhe sipas kerkeses druri dhe laminat, parket per pishina, xham sigurie per banka dhe institucione te tjera.
Shoqeria kryen aktivitetin e saj ne prone private e perbere nga 1434 m², godine dy kateshe.

Forca e Shoqërisë

Jane risite e vazhdueshme si dhe bashkepunetoret e saj, te cilet japin kontributin e tyre duke kryer nje pune te kujdesshme, duke arritur t’u japin klienteve kujdesin dhe rendesine maksimale, lidhur me kerkesat e tyre me te reja dhe te realizueshme.Te gjitha keto, per te patur serisht mundesi bashkepunimi ne te ardhmen, sigurisht me te njejtin dedikim, perkushtim dhe korrektesi.

Risitë dhe Cilësia

Integrojme risite teknologjike dhe aktivitetin tone ne prodhimin e dritareve/vetratave, etj, me produktin me te ri dhe cilesor te ardhur ne Shqiperi, “PVC Gealan” me prejardhje nga Gjermania.

Kujdesi ndaj Klientit

Perkushtimi yne lidhur me kujdesin ndaj Klientit, eshte nje nder elementet dallues qe ka luajtur nje rol kyc ne vazhdimesine (jetegjatesine) e Shoqerise, cilesise se sherbimit dhe produkteve, ne te njejten kohe edhe konkurrences se cmimit ne tregun Shqiptar.